Goci i kërkon Ballukut dorëheqjen: Po ju jap para oligarkëve në çdo moment, qytetarët të bllokojnë shërbimet

Pedagogu Evrin Goci, i pranishëm në proestën kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ka kërkuar dorëheqjen e Ministresë Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, Goci u ka bërë thirrje qytearëve që preken nga rritja e çmimeve që të bllokojnë territorin e tyre dhe shërbimet që i ofrojnë shtetit.

Ai thotë se në çdo moment të ditës po ju japim para oligarkëve.

Ervin Goci: Ka përgjysmuar urbanët, që është anti-humane. Përveç se u ka hequr të drejtën për të lëvizur, i ka mbledhur si sardele në kohë pandemie. Unë kërkoj dorëheqjen e Ministresë së energjitikës, sepse dëmin e kam marrë në çdo sekondë që marrë frymë. Në çdo moment po ju japë dorë oligarkëve, që shkojnë në pus. Zgjidhja është bllokim total në të gjithë Shqipëri. 

Çdo shqiptar që preket direkt ose indirekt duhet të bllokojë çdo centimetër territori dhe çdo shërbim deri sa këto të dorëzohen. Duhet të ndryshojë çdo sektor i ekonomisë. Sistemi që ne kemi prodhon vetëm rritje çmimesh. Fajin e ka qeveria. Duhet të jemi të fortë dhe rezistent. Nesër do të jemi këtu prapë.  

Goci i kërkon Ballukut dorëheqjen: Po ju jap para oligarkëve