Protestë për naftën para zyrës së tij, Rama e Balluku në Dubai: Shohim së bashku nga e ardhmja
E ndërsa para zyrës së tij në Tiranë po zhvillohet një protestë për çmimin e naftës dhe hidrokarbureve, kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai ku po flet në Expo 2020 Dubai.
Rama ndodhet në këtë panair ministren e Infrastrukturës e Energjitikës, Belinda Balluku, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe atë të Kulturës, Elva Margariti.
Në fjalën e tij, vetë kryeministri i Shqipërisë ftoi të gjithë të pranishmit që të vijnë në Shqipëri duke i siguruar që e vetmja dëshirë që të kishin kur të largoheshin, është që të riktheheshin sërish aty.
Edi Rama: Një tjetër goditi vendin tonë, tërmeti shkatërrues. Ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe falë udhëheqjes së këtij vendi kemi një lagje krejt të re që po rindërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë. Ashtu si në një ëndërr, në të cilën shohim së bashku nga e ardhmja, kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre, kemi një prej porteve më të bukura turistike në botë, ndoshta më të madhin që po merr formë si projekt e po bë het gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të atyre që duan të vijnë në Shqipëri. Falë lartmadhërisë dhe Muhamed Alabaar. Faleminderit që jeni këtu.

