"Qeveria drekën mos e hëngshin" Nafta rekord 269 lekë/litër, “kyçen” makinat, qytetarët: Do lëvizim në këmbë

Çmimi i naftës ka arritur në 269 lekë për litër ndërsa kjo ka bërë që qytetarët të reduktojnë përdorimin e makinave. Drejtuesit e mjeteve thonë se qeveria duhet të reflektojë pasi kosto e jetesës në vend është bërë e papërballueshme. Si zgjidhje shohin ose rritjen e pagave ose heqjen e taksave.

“Tani po lëvizim në këmbë. S’kemi mundësi me lëviz.”

Ky qytetar ka vendosur të ecë në këmbë e ta mbyllë makinën në garazh pas rritjes së çmimit të naftës në 269 lekë për litër.

“Edhe këta që kanë dalë sot, mirë është t’ia bëjë çmimin 5 mijë lekë. I kemi mbyllur makinat dhe jemi në këmbë.”

Çmimi i naftës në treg të mërkurën ka arritur rekordin historik.

Por rritje ka pësuar edhe benzina.

Gazi po ashtu ka shkuar në 98 lekë për litër.

Të parët që e ndjejnë rritjen e çmimit janë drejtuesit e automjeteve.

“Do të mbyll makinën sepse nuk ka ku shkon më shtrenjtë.”

Disa qytetarë shohin si zgjidhje rritjen e pagës e disa të tjerë protestat masive për ta bërë qeverinë të reflektojë.

“Protestë të ulen taksat dhe të ikë sa më shpejt. Është bërë ta shtyjmë vetë.”

“Qeveri? Drekën mos e hëngshin”

Tendenca e rritjes së çmimit të karburanteve është vënë re edhe në tregun ndërkombëtar por rritja në Shqipëri mbetet më e lartë se në të gjitha vendet e rajonit.

"Qeveria drekën mos e hëngshin" Nafta rekord 269