Edhe Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së: Basha dështak që do të përfitojë
Pas Agron Gjekmarkajt jep dorëheqjen edhe Grida Duma nga posti i nënkryetares së PD-së. Përmes një postimi në facebook Grida Duma akuzon Lulzim Bashën se përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
"Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!" shkruan Duma.
PD ka pasur 4 nënkryetarë. Me ikjen e Gjekmarkajt e Dumës kanë mbetur Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj të cilët nuk kanë reaguar.
Ja postimi ne facebook
Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.
Dhe nuk ka asnje akt që tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij.
Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!
