A është gati Berisha për zgjedhjet e ardhme lokale? Do bindim demokratët skeptikë të na bashkohen në betejë
PD e ndarë në dy pjesë, nëse do bashkonte votat që arriti të siguronte në zgjedhjet e 6 marsit, sërish nuk mund të fitonte kundrejt PS në 5 bashkitë e vendit. Sali Berisha i pyetur nga gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi nëse opozita është gati për zgjedhjet e ardhshme lokale në 61 bashkitë e vendit vitin tjetër, Berisha tha se do të punojë me demokratët skeptikë që t'i bindë të bashkohen për betejën e ardhshme.
Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit u zhvilluan në kushtet më të jashtëzakonshme. Nuk ka ndodhur që një autokrat, një narko kryetar qeverie të rrëmbejë logon e opozitës. Ju jeni dëshmitarë se vetëm në 4 javë kjo logo arriti të dominojë dhe të mbështetet nga 70% e elektoratit shqiptarë të djathtë krahasuar me logon tradicionale të PD të marrë peng nga Basha dhe Rama. Gara ishte më e pazakonta.
Unë kam nderimin më të madh për ata që votuan më 6 mars por shpreh respekt dhe mirëkuptim për at që qëndruan ën skepticizmin e tyre. Nuk i bëj përgjegjës për asgjë. I siguroj se më 7 mars mendimet e para që më kanë ardhur ka qenë se si të punoj që këta demokratë, këta opozitarë t'i bindim të bashkohen për betejën tonë të ardhshme në zgjedhjet lokale pas një viti.
