"Nuk ka deklaratë që s'i qëndroj", Berisha: Do garoj për kreun e PD, 6 marsi faktoi rikthimin tim
Shumica e deputetëve të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD pas humbjes së thellë në 6 bashkitë e vendit në zgjedhjet e 6 marsit.
Por a do garojë Sali Berisha për kreun e ri të PD?
Berisha: Nuk mund të gjesh deklaratë të Sali Berishës të cilave ai nuk i ka qëndruar. Ata që mendojnë këtë gabojnë. Sali Berisha para 4-5 muajsh ishte një deputet i thjeshtë, pa asnjë lloj funksioni publik. Me humbjen e partisë së tij, aksionet e tij ranë në shira të mjera. 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi i tij me një mbështetje të 31% të elektoratit shqiptar.
Ai nuk harroi të shigjetonte dhe ambasadoren e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim
Berisha: Meqë zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhynte në mënyrë antidemokratike dhe brutale në fushatën elektorale kundër Sali Berishës, unë doja t'i thosha zgjedhësve që ja "Unë jam Sali Berisha." Ky që thotë zonja guvernatore dhe ky që i kanë marrë logon. Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdo lloj imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve, që unë sigurisht do garoj për kryetar të PD duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë kushte të barabarta. Rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk zhbëhet më përveçse me votë.
