Nafta rriti edhe çmimin e biletave të transportit interurban,Qytetarët: Këtu abuzohet megjithatë ne e hamë
Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon direkt mbi xhepat e qytetarëve. Tanimë kompanitë e tranportit kanë rritur çmimin e biletave me të paktën100 lekë.
Qytetarët thonë se kostoja e transportit është e papërballueshme ndërkohë që operatorët e transportit theksojnë se janë të detyruar pasi me çmimin e ri të karburanteve nuk dilnin me fitim.
Rritja e çmimeve ka reflektuar direkt tek qytetarët në Fier pasi kompanitë e transporteve kanë rritur edhe biletat.
"Sot u rrit çmimi i biletës me 100 lekë të reja për shkak të rritjes së naftës" thotë një qytetar.
Sipas udhetareve prej disa ditësh çmimi i biletes është shtuar me gati 100 lekë të reja çka do të thotë një kosto më e larte në shpenzimet ditore të familjeve.
E njëjta situatë është edhe në Korçë ku çmimi i biletës drejt Tiranës dhe anasjelltas është rritur me 100 lekë.
Edhe transporti nga qyteti në fshatra është rritur me 30-50 lekë.
"Çmimet janë stratosferë. Qeveria i di akoma më mirë" thonë me ironi qytetarët.
Një tjetër thotë: Këtu abuzohet megjithatë ne e hamë"
Shoferët e autobusëve tregojnë se janë të detyruar për këtë rritje, pasi çmimi i rritur i naftës i ka lënë pa asnjë lloj fitimi
Qeveria është distancuar tërësisht nga çdo ndërhyrje në lidhje me rritjen e çmimeve por qytetarët kanë lajmëruar protestë para kryeministrisë të mërkurën në orën 17:00.
