Mbi 100 vjet më vonë, gjendet anija fatkeqe e Shackleton pranë Antarktidës
Një nga anijet më të njohura në botë, “Endurance”, është zbuluar në brigjet e Antarktidës më shumë se një shekull pasi u fundos në vitin 1915. Grupi i ekspeditës tha se ajo është ruajtur në gjendje shumë të mirë, teksa rrënojat mbrohen si një vend historik.
“Endurance”, anija fatkeqe e eksploratorit të Antarktides, Sir Ernest Shackleton, është zbuluar në brigjet e Antarktidës më shumë se një shekull pas fundosjes së saj. Anija u gjet në një thellësi prej 3,008 metrash në Detin Ëeddell, rreth gjashtë kilometra nga vendi ku u fundos ngadalë nga një bllok akulli në vitin 1915.
"Jemi shumë me fat që e gjetëm Endurance," tha Mensun Bound, drejtori i Ekspeditës së eksplorimit.
"Kjo është deri tani anija më e mirë prej druri që kam parë ndonjëherë. Ajo është e drejtë, e paprekur dhe e ruajtur në një gjendje të shkëlqyer. Ju mund të shihni edhe "Endurance" të harkuar përgjatë skajit," tha ai në nje deklarate.
Ekspedita, e organizuar nga “Fondacioni I Trashëgimisë Detare të Falklands”, u largua nga Cape Toën më 5 shkurt me një akullthyes të Afrikës së Jugut, me shpresën për të gjetur “Endurance” përpara fundit të verës së Hemisferës Jugore.
Si pjesë e ekspeditës Imperial Trans-Antarktike të Shackleton midis 1914 dhe 1917, “Endurance” kishte për qëllim të bënte kalimin e parë tokësor të Antarktidës, por ajo ra viktimë e detit të trazuar Weddell. Pikërisht në lindje të akullit Larsen në gadishullin Antarktik, ajo u zhyt për më shumë se 10 muaj përpara se të shtypej dhe fundosej. Sir Shackleton dhe ekuipazhi i tij u detyruan te ngjiteshin mbi barkat e shpëtimit, duke bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe heroik përmes oqeanit jugor. Pavarësisht vështirësive, i gjithë ekuipazhi mbijetoi.
Sipas ligjit ndërkombëtar, rrënojat e anijes mbrohen si një vend historik. Eksploruesit u lejuan të filmojnë dhe skanojnë anijen, por të mos e prekin fare, që do të thotë se asnjë artefakt nuk mund të kthehet në sipërfaqe.
