Berisha: PD kërkon të hiqet TVSH nga nafta dhe energjia elektrike. Rama i papërgjegjshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Ramën se po lë shqiptarët në mëshirë të fatit përballë çmimeve të larta të naftës dhe produkteve ushqimore.

Nga kjo krizë, sipas liderit historik të PD, po përfitojnë edhe bizneset duke spekuluar me çmimet.

“Shqipëria ka çmimet më të larta në Evropë sa i takon naftës dhe gazit. Qëndrimi i Edi Ramës është i papërgjegjshëm. E mbulon duke mbjellë terror me luftën. Spekulantët që duan si shushunja të pasurohen nga lufta.”

Berisha nuk është ndalur vetëm në akuza por kishte edhe propozime konkrete për qeverinë e Edi Ramës se si mund të ndihmohen qytetarët.

“PD-ja kërkon me urgjencë për heqjen e plotë të TVS nga nafta dhe energjia, rimbushim për familjet në nevojë dhe heqjen e taksës së qarkullimit.”

Rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore kanë mbetur jashtë vëmendjes së Partisë Demokratike për shkak se Lulzim Basha ka hyrë në një betejë me deputetët demokratë pas humbjes me 6 mars.