Ndodh në Durrës/ Shikoni si hajduti kapërcen banakun e bukës e vjedh celularin (PAMJET)

Një person ka arritur të vjedhë një telefon në mes të ditës në një furrë buke në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, 9 mars në afërsi të Pallatit të Sportit.

I pamaskuar dhe i pashqetësuar nga kamerat e sigurisë, ai ka hipur mbi dritare dhe ka arriur të "rrëmbejë" telefonin i cili ndodhej në karikim.

Shitësja e ka parë por nuk ka arritur ta ndalojë.

Pronari ka bërë denoncimin në polici.