Noka akuza Bashës: Imitoi Ramën, në zgjedhjet e 6 marsit çoi biznesmenë për të blerë votat e demokratëve


Deputeti i PD, Flamur Noka, tha se zgjedhjet e 6 marsit, vërtetuan Kuvendin e 11 dhjetorit, sakaq shtoi se i dhemb fakti që Lulzim Basha përçau opozitën.

Në një intervistë për Ora News, tha se demokratët nuk e ndjekin më Lulzim Basha, ndërsa akuzoi këtë të fundit se në disa zona ku zhvilloheshin zgjedhjet ka dërguar njerëz për të blerë vota.

Këtë metodë, që sipas  Nokës, është e ngjashme me atë të Edi Ramës, Basha e bëri  në Shkodër, Durrës, Rrogozhin e Dibër.

Flamur Noka: Ajo që mua më dhemb është fakti se brava përçau opozitën, vërtetoi Kuvendin e datës 11 dhjetor, ku shumica absolute e PD ishte te Kuvendi. Me datë 6 mars ky konfirmim u bë edhe nga populli. Nuk ka demokrat që e ndjek pengun. Demokratët janë aty ku duhet të jenë, të “Shtëpia e Lirisë.” Fituam një bashki të madhe, ka qenë një garë e vështirë sepse kemi pasur përballë regjimin me të gjithë makineritë. E them me dhimbje se ka pasur edhe të dërguar të bravës në disa zona që nuk kanë kursyer së bëri lojën e Edi Ramës. Kemi parë me sytë tanë se disa përfaqësues të bravës, hedhën lum parash për të marrë votat. 

Në Dibër dihet që janë dy biznesmenç që i çoi brava (Basha)për të blerë votat e demokratëve. Në Rrogozhinë e njëjta situatë, një pjesë e kësaj loje ka qenë edhe kandidati. Në Shkodër dhe në Durrës po e njëjta situatë. Ishte e dhimbshme që të shikosh që brenda demokratëve të blihej vota. Ramën e imitoi edhe brava. Por demokratët refuzuan këtë dhe u mbajtën fortë pas parimeve dhe vlerave të PD