"6 Marsi tregoi kush është opozita e vërtetë", Berisha fton deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së t'i bashkohen

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Lulzim Basha u rendit e fundit në 5 bashki përveç Rrogozhinës në zgjedhjet e 6 marsit. Shtëpia e Lirisë arriti të fitonte Shkodrën dhe Bardh Spahia u zgjodh kryetar i ri i bashkisë.

A e certifikuan zgjedhjet e 6 marsit Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD?

Sali Berisha në një deklaratë ëpr mediet u shpreh se 6 marsi tregoi kush ishte opozita e vërtetë.

Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë se Shtëpia e Lirisë përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Në 6 mars 70% e popullit opozitar votoi për Shtëpinë e Lirisë, pra për PD e vërtetë. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme, rezultatet më të rëndësishme të 6 marsit. Në këtë ditë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës, i treguan se lojën me peng-opozitë, me fasadë-opozitë ata nuk e pranojnë por e hedhin në kosh të plehrave.

Një pjesë e konsiderueshme i kanë kërkuar Bashës largimin. A do ketë nga 6 marsi një lëvizje të koordinuar mes Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve të Grupit Parlamentar.

Berisha: Vlerësoj qëndrimet e deputetëve të PD të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar se Brava opozita nuk është një opozitë false ata shprehën qëndrimet e tyre. Kërkuan vendime që Lul Brava nuk i merr kurrë se nuk e lejojnë. Unë i ftoj ata të bashkohem me elektoratin e tyre, të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj.