A do bëjë paqe me Bashën? Berisha: Jam i gatshëm për çdo propozim që...

Ka pasur një propozim për një kongres pajtimi mes dy kampeve të PD-së.

A jeni i gatshëm të krijoni një kongres të tillë?

Në një konferencë për mediet Sali Berisha deklaroi se është i gatshëm për çdo gjë që rikthen votën e lirë.

Berisha: Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve shqiptarë. Mund të them edhe analist të cilët flasin për çdo gjë, por jo për votën, i them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit në BE, largimi masiv i shqiptarëve ,rritja me 3-4 herë e varfërisë ekstreme, rritja e çmimeve dhe mos rritja e rrogave, ët gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, dhunimin e votës së tyre. Unë i bëj thirrje çdo shqiptari të kthejnë në vëmendjen e tyre votën e lirë.