"Protesto!" Të rinjtë e Shkodrës kundër rritjes së çmimeve, bllokojnë hyrjen e qytetit
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 15:04
Një grup të rinjsh kanë protestuar ditën e sotme, 9 mars në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Ata bllokuan hyrjen pranë vendit të quajtur Ura e Bahçellëkut.
Me mbishkrimin "Protesto" mbi disa kartonë plastikë citohej rritja e çmimeve të shportës ushqimore dhe naftës.
Si shkak i protestës ishte bllokuar qarkullimi për automjetet.
Ata zgjodhën të përcillnin këtë mesazh në formë reagimi ndaj rritjes së çmimeve duke arritur shifra rekord.
