Rritja e çmimeve sapo ka nisur. Rama: . E mirëkuptoj stresin, lufta po i ngre zgupthi çmimet
Rritja e çmimeve në Shqipëri duket se është vetëm në fllimi. Mallrat e shportës janë rritur deri në 20 për qind, ndërsa karburanti po shtrenjtohen pa asnjë frenim duke shkuar në 275 lekë për litër
Për shkak dhe të denoncimeve prej konsumatorëve, kryeministri Edi Rama në reagimin përmes facebook thekson se situata është e vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, por dhe prej bursës së energjisë elektrike.
Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, shprehet Rama duke shtuar se për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta.
Në këtë moment gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi
“Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht.
Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!”, shprehet Rama.
Pavarësisht se bizneset deklarojnë rritje të kostove, kryeministri shton se Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë.
Aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!, shprehet Rama
Sipas tij janë mbi 45 milionë USD që buxheti i shtetit paguan për të mbyllur këtë gropë
Deklarata e Ramës ka sjellë komente të shumta në facebook duke e detyruar të reagojë sërisht.
"LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet" deklaron Rama.
