KQZ miraton mandatet për kryetarët e 6 bashkive
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka mbyllur procesin e zgjedhjeve të 6 marsit, ku pesë i fitoi PS.
Në mbledhjen proceduriale të drejtuar nga kryekomisioneri Ilirian Celibashi, nuk u konstatuan problematika teksa u ndanë mandatet e kryetarëve të votuar në 6 bashkitë
Për Dibrën, Vorën dhe rrogozhinën, vendimi u dha gjatë paradites të së mërkurës.
“Dhënia e mandatit kryetarit të bashkisë Dibrës, qarku Dibër, Rrahim Petrit Spahiu, dhënien e mandatit, kryetarit të Bashkisë Vorë, qarku Tiranë, Blerim Rustem Shera, dhënien e mandatit kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, qarku Tiranë, Edison Selman Memolla.”
Edhe në mbledhjen e pasdites, nuk u evidentua asnjë problematikë për tre bashkitë e tjera, Durrësin, Lushnjën dhe Shkodrën të vetmen Bashki të fituar nga Shtëpia e Lirisë.
“I jepet mandati kryetares së Bashkisë Durrës, zonjës Emirjana Cako, t’i japë mandatin kryetares së bashkisë Lushnjes, zonjës Eriselda Sefa, t’i japë mandatin kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, të propozuar nga koalicioni Shtëpia Lirisë."
Në votimet e parakohshme në bashkitë që ishin deri në 3 vite pa kryetar e para u rendit partia socialiste sa i përket numrit të votave, shtëpia e lirisë e dyta dhe në fund të listës mbeti partia demokratike
