Fluturojnë çmimet: Vaji sot është rritur me 30 lekë, u rrit dhe buka

Rritja e çmimit të karburanteve po rëndon direkt mbi xhepat e qytetarëve.

Ora News ka bërë një vëzhgim dhe vë re një rritje të çmimeve të gjithë produkteve të shportës.

Sot vaji është rritur me 30 lekë dhe nga 270 lekë qytetarët e blejnë me 300 lekë. Rritje ka pësuar dhe mielli. Buka është rritur me 10 lekë informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti.

Të shqetësuar, konsumatorët thonë se po rrënohen ekonomikisht.

Mielli ishte bërë 120 lekë, djathi kaçkavall 11 mijë lekë. Mishi ka vajtur 950 lekë. Turp i botës! Lufta bëhet në Ukrainë, çmimet ngrihen në Shqipëri. Unë haja nga dy mollë, tani nuk do të marr fare” thonë qytetarët.  

Ndiqni kronikën e Ora News.