Vox Pox/ Çmim rekord i karburanteve, a janë shqetësuar qytetarët? "Unë e kam hallin te Luli ti e ke hallin te nafta"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 10:03
Ministrja Balluku i tha dje shqiptarëve "mos përdorni makinat, ecni në këmbë dhe kurseni naftë." Çfarë mendimi keni?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Disa nga qytetarët mendojnë se qeveria duhet të ngrejë rrogat, e disa të tjetër janë të shqetësuar për Lulzim Bashën dhe opozitën.
"Qeveria jonë duhet të ngrejë rrogat se ndryshe nuk përballohet, po çmendemi."
"E dëgjova prandaj po eci në këmbë."
"Unë e kam hallin te Luli ti e ke hallin te nafta."
"A i ke parë lajmet? Luli do na arratiset ose do na arratisë ne si opozitë."
"Tani duhet të mësojmë biçikletën se nuk kemi zgjidhje tjetër dhe shpresojmë mos na marrin makinat para. Ato 5 makina që do mbesin deh ato do jenë makinat e qeveritarëve."
Ndiqni përgjigjet e qytetarëve
