Zyla: Hapja e derës së PD-së, kur babai dhe djali janë duke u zanë nuk e ndihmon partinë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Julian Zyla, Opinionist u shpreh se hapja e derës në PD kur dy palët janë duke u zënë nuk e ndihmon partinë.

Sipas tij, PD-ja duhet të jetë e sinqertë për të zgjidhur këtë çështja madhe sepse dera është një detaj i brendshëm dhe se mësimi i PD-së në këtë zgjedhje ishte se nuk ka pse ndalohen zëra ndryshe.

Zyla: Çdo partie këtu, kryesori është elektorali i pavendosur sepse të përcakton zgjedhjet. Votuesit e PD-PS do të votojnë gjithmonë partinë e tyre. Këtu a e ndihmon PD-në hapja e derës së shtëpisë fakti që babai dhe djali janë duke u zanë.

Mendimi im është që jo dhe këto zgjedhje e treguan si gjë. E mirëkuptoj çdo vrull dhe interes politik, por PD-ja duhet të jetë e sinqertë për të zgjidhur këtë çështja madhe sepse dera është një detaj i brendshëm. Mësimi i PD-së në këtë zgjedhje nuk kanë pse ndalohen zëra ndryshe.