Petrit Vasili: Çmimi i naftës tmerr! Rama i lumtur që ai dhe oligarkët e karburanteve pasurohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 20:52
E ndërsa çmimi i naftës po rritet frikshëm në vendin tonë, ka reaguar ashpër nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Marrë shkas nga "dorëzimi" i qeverisë përballë kësaj situate, Vasili thotë se Rama është i lumtur sepse ai dhe oligarkët e karburantëve vetëm pasurohen.
Vasili: Çmimi naftes tmerr!Edi Rama shume i lumtur sepse ai dhe oligarket e karburanteve vetem pasurohen. Shteti po mbush arken, oligarket mbushin xhepat, ndersa shqiptaret po rrezikojne buken e femijëve. Ndaj Edi Rama nuk i ul taksat e naftes.Ndaj nafta kushton me shume ne Shqiperi se ne Maqedoni. Mallkimi i luftes eshte bere bashke me mallkimin, qe te kesh Edi Ramen kryeminister!
