Balliu: Në 6 mars u faktua sa delegatë ishin më 11 dhjetor, tanoi duhet të diskutojmë për zgjedhjet
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Klevis Balliu, Anëtar i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se tashmë dihet se kush ishte PD-ja e vërtetë më 6 mars.
Ai tha se tashmë duhet të diskutohet se si do të bëhen zgjedhjet në partinë demokratike dhe si secili kandidat duhet të jetë i sigurt për votën e tij.
Balliu: Basha që ka 99% nuk e njeh këtë rezultat. Me 6 mars u faktua që delegatët ishin me 11 dhjetor dhe se salla e Pallatit të Kongreseve ishin mbushur me punonjësit e Erion Isufit. Kjo çështje është e mbyllur tashmë, nuk kemi se çfarë mund të diskutohet.
Çështja është se si mund t’i ndihmojmë këta qytetarë që janë në dorë të këtij pushteti. Unë i ftoj të gjithë demokratët që t’i hapim rrugë zgjedhjeve. Në të diskutojmë se si bëhen zgjedhjet dhe çdo kandidat që del të jetë i sigurti për votën e tij.
