Duma i kthehet keq Bashës: Po keqpërdor PD, çove në Durrës ish-kandidatin e Librës dhe refuzove të denoncoje aferën e portit

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma ka reaguar arshpër ndaj Lulzim Bashës, pasi PD humbi thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Duma thotë se Basha po keqpërdor, Partinë Demokratike dhe të gjithë institucionet e saj.

Duma ka hedhur akuza ndaj Bashës, duke thënë se ky i fundit ka refuzuar të denoncojë aferën e portit të Durrësit, edhe pse shtabi i partisë ia kërkoi të bënte një gjë të tillë për ditë me radhë. 

Nënkryetarja e PD, ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se ky i fundit në Durrës vendosi njerëz që i shërbenin atij dhe jo kandidatit për kryetar, ndërsa shton se PD doli forcë e dytë në zgjedhje vetëm në bashkinë ku ishte ajo deputete

Postimi i Dumës:

Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: .

Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve.

Reagimi i Dumës vjen pas deklaratës së Rezart Thupit, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës, i cili në mbledhjen që Basha zhvilloi me kryetarët e degëve "sulmoi" Grida Dumën. Sipas tij, Duma u delegua me shumë pushtet në Durrës, por ajo vinte një herë në tre ditë.

Rezart Thupi: Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t'ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t'ju them që ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente.