Braimllari: Basha përçau PD, humbjen e faturon te të tjerët, nëse vazhdon kështu s’do mbetet as te vetja e tij

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit, ku forca e tij politike ishte në koalicion me “Shtëpinë e Lirisë.”

Në  një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Braimllari u shpreh se zgjedhjet lokale ishin me interes lokal për provuar forcën e vërtetë të LSI-së, ndërsa shtoi se ishte e qartë se qytetarët ishin në krah të “Shtëpisë së Lirisë”, dhe jo të PD.

Endrit Braimllari: Këto zgjedhje kanë qenë me interes lokal, për të provuar forcën e vërtetë të LSI-së apo realitetin politik. Ne dhamë kontributin tonë brenda “Shtëpisë së Lirisë” në 6 bashkitë.

U vërtetua që 6 marsi do të përcaktojë një realitet të vërtetë përsa i përket mbështetjes së parë opozitare. Në një kombinim shumë të mirë u realizua fitorja në Bashkinë e Shkodrës, që ishte shumë e rëndësishme për “Shtëpinë e Lirisë”.

Endrit Braimllari: Qëllimi jonë ka qenë për t’u bërë pjesë e një fronti të gjerë opozitar që ne të vazhdonim çmontimin. Arsyeja pse opozita nuk arriti një rezultat shumë më të mirë në 5 bashkitë të e tjera të vendit, ka qenë përçarja apo futja e kandidatëve të Lulzim Bashës thjesht për të hequr votat e opozitës dhe për të krijuar idenë e kaosit te opozita, me qëllim që të tregojë që nuk janë të bashkuar. Dhe kjo qartësisht e demotivon qytetarët.

Ndër të tjera ai tha se Lulzim Basha e përçau PD, dhe sipas tij ky fundit sa herë që humbet e targeton fajin te të tjerët.

Endrit Braimllari: Sa herë që Basha humbet zgjedhjet, targeton, fajtorët humbës. Asnjëherë nuk mban përgjegjësi për veten e tij. Po filloi prapë me këtë histori jam i bindur se edhe ky nuk ka për të mbetur te vetja e tij. Në fund të fundit ky e përçau, PD. Është qesharake se si kërkon që vetë hedh fajin te të tjerët. Edhe deputetët e tij besnikë e kanë shigjetuar duke i thënë se së është fajtor për humbjen.

Braimllari theksoi se LSI është një forcë politike e përgjegjshme, besnike ndaj aleatëve por edhe ndaj qytetarëve.

Endrit Braimllari: LSI është një realitet i pashmangshëm tashmë në Shqipëri, për shkak të historikut të saj dhe kontributit që ka  dhënë. Është një forcë e përgjegjshme që ka besnikëri ndaj aleatëve dhe ndaj qytetarëve.

Përgatiti Anila Kolgjini.