"Deputetët të mos shkojnë me Versaçe në fushatë", Frrokaj-Bashës: Harroje dorëheqjen si kryetar i PD-së
Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka dalë në krah të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve më 6 mars.
Në mbledhjen e dyer të mbyllura në selinë blu, Frrokaj mësohet se i ka thënë Bashës që vendimi i fundit që ai duhet të mendojë është dorëheqja nga drejtimi i PD.
Frrokaj ka kujtuar se nga 6 bashki ku u mbajtën zgjedhjet, 5 ishin të majta.
Ndërkohë ka kritikuar deputetët se nuk kanë bërë aq sa duhet në fushatë.
Frrokaj: Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë.
Kritikat për deputetët nuk kanë munguar as nga kreu i degës së PD-së Sarandë,Vesel Koçia.
Koçia: Meta e Berisha organizuan zgjedhjet për të goditur PD. Deputetët ngelën nëpër Tv e konferenca, i lanë njerëzit në rënie të lirë. Nëse kryesia dhe deputetët të ishin seriozisht në terren, nuk do të kishim këtë rezultat. Duhet organizim i strukturave. Mbështes riorganizimin dhe kthim në terren.
Ndërsa Behar Haxhia, kryetar i degës së Kurbinit, thotë se përballë këtij pushteti nuk fitohet dhe pozicionet duhet të mbeten të palëvizshme.
Haxhia: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s'duhet të mendosh dorëheqjen.

