Haklaj krah Bashës: 6 marsi jo test, ishte një kurth i Berishës bashkë me Metën të rrëmbenin opozitën
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Azgan Haklaj, ish-deputet PD-së u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk ishin një test për Bashën dhe opozitën.
Ai tha se Berisha është bërë bashkë me Metën për të rrëmbyer opozitën dhe shtoi se testi i vërtetë janë zgjedhjet e përgjithshme me drejtimin e Bashës.
Haklaj: Këto zgjedhje nuk ishin test sikur i quajnë disa analistë në televizione për Bashën dhe opozitën. Këto ishin zgjedhje në 6 bashki. Sigurisht që ishte një kurth për rrëmbimin e opozitës shqiptare, një manovër politike nga Berisha dhe Meta.
Berisha ndoshta e dinte datën e zgjedhjeve, ndërsa PD-ja nuk i braktisi këto zgjedhje edhe pse nuk janë sqaruar zgjedhjet masakër të 25 prillit. Ndërkohë test politik për kryetarin e opozitës janë zgjedhjet elektorale të përgjithshme të udhëhequra nga Basha, sepse këto kohë ka vënë vulën Berisha. Të gjithë ata që sot thonë ka humbur zoti Basha në selinë e PD-së kanë mbajtur qëndrimin se Basha nuk ka humbur zgjedhjet. Basha u ka bërë pyetjen: Na i kanë vjedhur zgjedhjet apo kemi humbur? Nëse i kemi humbur jap dorëheqjen. Të gjithë ata kanë thënë janë vjedhur.
Haklaj tha se Basha nuk ka arsye të japë dorëheqjen.
"Në fushatën e 6 marsit. E gjithë nëntoka dhe mbitoka politike ishin në luftë kundër Bashës. Duan ti imponohen PD-së me votat e LSI-së. Asnjëherë në botë. Nuk ka arsye Basha të japë dorëheqjen. As skenat në Ukrainë s’të kujtojnë skenat e 8 janarit para PD-së" tha Haklaj.

