Sula: Duhet bërë analiza e humbjes në PD, të mbahet përgjegjësi ose vdes parti në zgjedhje
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Dashnor Sula, Deputet i PD-së u shpreh se do të bëhet një analizë.
Ai theksoi se nuk mund të hiqet përgjegjësia nga vetja për situatën e krijuar në PD dhe shtoi se një gjë e tillë duhet bërë përndryshe partia vdes në zgjedhjet e ardhshme.
Sula: Do të bëhet një analizë të një humbjeje apo fitoreje, unë i përkas atyre politikane që them se humbja na përket të gjithëve, por nuk është e barabartë. Nëse secili e di që çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bënte mirë, kjo është një gjë që duhet analizuar, por përgjegjësia fillon nga kryetari.
Sula tregoi dhe se mbrëmë kishte ofruar madje dorëzimin e mandatit nëse do ishte e nevojshme për bashkimin e PD-së dhe zbulon se çfarë bëri Basha gjatë takimit 5 orësh.
"Unë e thashë dhe mbrëmë. Edhe unë afrova dorëheqjen time, madje dhe lënien e mandatit të deputetit nëse është e nevojshme për efekt të bashkimit të demokratëve, në kuptimin të bëhem kurban. Për herë të parë për gjatë 5 orëve Basha mbajti vetëm shënime. Të thuash se nuk kemi humbur asnjë garë është për të ardhur keq. Të thuash nuk kam përgjegjësi unë si kryetar i PD-së, apo ne? Ne të gjithë kemi përgjegjësi.
Të thuash që na i ka vjedhur Edi Rama votat na u bë e modës çdo palë zgjedhjeje. Të bëj një krahasim në kooperativat komuniste. Nëse një roje cooperative I vidhnin një dele ai nuk është më roje.
Sula thotë se deputetët demokratë duhet të bashkohen e ti bëjnë presion të dy palëve.
Mbrëmë pata një shpresë se gjithë grupi parlamentar, sepse të gjithë patën një përgjegjshmëri. Shpresoj se të gjithë të arrin përgjegjësi dhe të themi të vërtetën sa nuk është vonë për vdekjen e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

