Zyla: Në 6 mars fitoi ftohtësia e votuesve, rezultati i parashikueshëm
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Julian Zyla, Opinionist u shpreh se në 6 mars fitoi parashikueshmëria dhe ftohtësia e votuesve.
Sipas tij, është e vërtetë se Shtëpia e Lirisë, fituan ndaj Bashës, edhe po të mbledhës të dyja rezultatet ka një tkurrje të rezultatit kur ata ishin bashkë.
Zyla: Këtë herë fitoi parashikueshmëria dhe ftohtësia e votuesve. Nuk mund të presësh rezultatet të ndryshme me sjellje të njëjta. Nëse dy njerëz janë duke u grindur dhe të njëjtën kohë të arrijnë një rezultat të mirë në një palë zgjedhje.
Është e vërtetë se Shtëpia e Lirisë, fituan ndaj Bashës, edhe po të mbledhës të dyja rezultatet ka një tkurrje të rezultatit kur ata ishin bashkë. Është koha që e djathta shqiptare, ta marrë seriozisht që votuesit shqiptarë nuk janë naivë.

