Traileri çan barrierat e betionit dhe del në krahun tjetër të autostradës Tiranë-Durrës, plagoset shoferi

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.

Traileri që shkonte në drejtim të Durrësit me shpejtësi ka kaluar në krahun tjetër të autostradës, pasi ka zhvendosur ndarëset e betonit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore drejt spitalit.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri sens i autostradës.