"Ju flet Moska" - Çfarë iu tha Enverit në Moskë për bombën atomike Amerikane vlen sot për atë ruse

Çfarë iu tha Enverit në Moskë për bombën atomike Amerikane vlen sot për atë ruse ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Rama thotë se nuk mund të kërkohen të njëjtat gjëra pasi jemi në kushte lufte. Duket sikur e ka marrë me shumë entuziazëm kryeministri këtë luftë.

Edhe Enver Hoxha thoshte së po bëhej luftë në shumë vende. Nëse do të kishte qenë kryeministër Sali Berisha atëherë Rama do të ishte tallur keq.

Edi Rama kur flet kështu për luftën në një kohë që sot po flitet edhe për rrezikun e luftës bërthamore duhet t’i dijë disa gjëra që ia thanë rusët në vitet 1960.

Në konferencën e Moskës Enver Hoxha, që në emër të kinës, t’i provokonte sovjetikët që të mbështesnin kryengritjet revolucionare në botë kundër Amerikës se kanë frikë nga lufta bërthamore.

Një burrë i mençur në Moskë i tha atij se mjafton një bombë bërthamore amerikane dhe Shqipëria zhduket me gjithë popullin.

Enver Hoxha një gjë të tillë e mori si kërcënim dhe jo si paralajmërim. Enveri i tha atij se po e kërcënonte popullin shqiptar, kur në fakt ai po e paralajmëronte.

T’i thotë dikush Ramës nëse vendi ynë është i mbrojtur nga një sistem anti-raketor. A mbrohemi ne nga NATO, në rast të një sulmi nga Rusia?