Saraçi i Rrogozhinës, shfajëson Bashën: Fajin për humbjen e kam unë dhe deputetët, veç Dash Sulën e kam pas në krah
Ora News, zbardh diskutimet në mbledhjen me dyert të mbyllura të kreut të PD Lulzim Basha, kryetarët e degëve të PD.
Kandidati i PD për Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, ka zgjedhur që faturën e humbjes ta ndaj mes tij dhe deputetëve, duke shfajësuar kryetarin Basha.
Ai ka thënë se mbështetje ka pas vetëm Dashamir Sulën.
Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto.
Ndërkohë Kryetari i degës së PD në Mirditë Mark Ruçi, i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dinë një strategji se si do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Mark Ruçi: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë
