Outlet i marsit në “RING”, nga data 7 deri në 14 mars promocione dedikuar vajzave dhe grave
Marsi ka sjellë javën outolet në Qendrën Tregtare RING, e cila ofron promocione dhe çmime speciale dedikuar grave dhe vajzave me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit. Ofertat do të vazhdojnë deri në 14 mars, duke u dhënë mundësi klientëve të bëjnë zgjedhje të zgjuara.
Si çdo vit, muaji mars rikthen javën outlet në RING.
Duke nisur nga data 7 deri në 14 mars dyqanet e RING, do të ofrojnë ulje deri në 80 për qind në koleksionin e dimrit, duke i dhënë mundësi klientëve të përfitojnë nga çmimet speciale për dhuratat në 7 dhe 8 mars.
Dyqanet me target femëror gjatë këtyre ditëve përveç stendave outlet do të ofrojnë edhe promocione të dedikuara për vajzat dhe gratë.
Nuk do të mungojnë dhuratat simbolike dhe eventet e dedikuara si make up, konsulta të kujdesit personal për të vijuar me aktivitete për fëmijë në datën 14 mars.
Java outlet është një event ekskluziv i RING, i cili përsëritet çdo fund sezoni dimëror duke i dhënë mundësi klientëve të bëjnë blerje të zgjuara dhe me çmime speciale për ti lënë më pas vendin koleksioneve të reja plot ngjyra, të cilat kanë filluar të vijnë në të gjitha dyqanet e RING.
Trendet e fundit të modës ndërkombëtare do ti gjeni në market ekskluziv në RING, si Lindes, Piazza Italia, Primadonna, Kids Around etj.

