"Iki nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën", Kapllanaj humb bastin më Këlliçin në Rtv Ora: Jam nxituar
Agron Kapllanaj, kryetar i komanduar i PD-së në Fier, thotë se është nxituar në lidhje me deklaratën e tij se dorëhiqet nga politika nëse Berisha siguron fitoren në Shkodër me kandidatin e tij.
Ndërsa i drejtohej selisë blu për mbledhje me kryetarin Basha ai deklaroi.

"Shkodrën se humbi PD por e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar".
Këtë "bast" Kapllanaj e kishte vendosur me Belind Këlliçin në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora me 1 shkurt.
"Të lutem mos e thuaj këtë se të kam mik, është deklaratë shumë e fortë", e pati këshilluar Belind Këlliçi, i sigurt në fitoren e Shtëpisë së Lirisë në Shkodër.
Basha mblodhi pasditen e sotme në selinë blu Kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD për të analizuar humbjen e zgjedhjeve në 6 bashki me 6 mars.
Ndërkohë kandidati i Bashës për Dibrën Luan Haka thotë se është krenar për pozicionimin si i tretë në garë, pasi siç thotë ai, votat në këtë bashki u blenë.
Edhe Xhemal Bushati i Shkodrës thotë se duhet analizë për 6 marsin por Basha nuk ka pse të ikë.
"Është e vërtetë që nuk mora 10 mijë vota."
