"Fituam se s'ka kush fiton tjetër", Rama i përgjigjet Bashës për 6 marsin: Tani më intereson vetëm të mbroj shqiptarët
Gjatë konferencës që zhvilloi sot me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet për zgjedhjet e 6 marsit dhe faktin që Lulzim Basha e akuzon sërish për masakër zgjedhore. Kryeministri tha se kjo është koha për tu parë në sy shumë më tepër me njëri-tjetrin dhe për të kursyer llafe ndaj njëri-tjetrit.
Rama: Ta lëmë politikën në punën e vet, kush ka nge ta bëjë, mua nuk më intereson fare. Sot ka vetëm një gjë në kokën time, Non Stop, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, popullin shqiptar nga kjo flamë. Kaq. Këto pastaj e fituam Dibrën, Rrogozhinën, Vorën, Lushnjen, Durrësin. Po pastaj? Çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore. Dakord shumë mirë, e fituam, iku! Fituam se s'ka kush fiton tjetër.