"Unë e paralajmërova...", Rama: Kërcënimi i thellimit të krizës energjitike rritet çdo ditë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediet ditën e sotme, 8 mars foli në mënyrë specifike për energjinë, pasi siç e cilësoi ai është palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik.

Rama: Kërcënimi i thellimit të krizës energjitike vjen vetëm duke u rritur, dhe jo më çdo muaj, por çdo ditë. Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar në mend asnjë sekondë se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë në ato momente për ët ndikuar mbi çmimet në energji dhje hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur. Sot çmimi i naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë më orë, jo me muaj apo me javë.