Përshtati banesën si qendër masazhi dhe ushtronte aktivitetin e prostitucionit, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar i cili kishte përshtatur banesën e marrë me qira në qendër masazhi dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit është arrestuar.

Blutë e kryeqytetit  bëjnë me dije se në kuadër të operacionit "Camouflage" u bë arrestimi  i A. D., 29 vjeç, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

"Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën "Sami Frashëri", e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit."

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.