Ulje temperaturash dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot
Mbetet e paqëndrueshme situata e atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por në sasi të pakta.
Sipas MeteoAlb, zonat malore do të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët. Gjate orëve të pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon problematike situata në gadishullin Iberik ku shirat intensivë dhe stuhitë e forta të erës do të jenë prezente.
Po ashtu, shira të dendur dhe erë të fortë do të përjetojnë brigjet e detit të zi.
Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë, si pasojë e qarkullimit të masave të ftohta siberiane
