I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet 40-vjeçari nga Berati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 09:58
Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 40-vjeçar nga Dimali i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Përdhunimi".
Policia njofton se u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i Elidon Vrapit, 40 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Përdhunimi", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Elidon vrapi, personi i arrestuar nga policia
