Koka: Kur do Veliaj drejtësia funksionin si orë zvicerane, kur duhet nuk vepron po nuk urdhërua
Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se që të kapej FSHF-ja, për interes të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, prokuroria dhe Tatimet e bënë Armand Dukën që të fliste me veten për nja një muaj.
Ai tha se këtu kur pushteti ka nevojë për të kapur diçka drejtësia e pavarur, merren vendime si orë zvicerane, ndërsa kur duhet drejtësia nuk funksionon.
Koka: Që të kapej FSHF-ja, për interes të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, prokuroria dhe Tatimet e bënë Armand Dukën që të fliste me veten për nja një muaj. Veliaj kishte marrë urdhër që të merrte ishullin e fundit të lirë në vend.
Këtu kur pushteti ka nevojë për të kapur diçka drejtësia e pavarur, merren vendime që bllokojnë punën Dukës, sepse Veliaj kishte 5 gjyqtarë të tijët. Kur pushteti do që ta përdori drejtësinë ajo punon si një orë zvicerane, ndërsa kur duhet për zë zgjidhur një ngërç edhe me një parti politike, atëherë drejtësia nuk e bën sepse kështu urdhëron ai që është në krye.

