A keni menduar të reduktoni taksat? Rama: Problemi nuk është çmimi, por mungesa. Nuk do ketë energji
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për mediet që zhvilloi me gazetarët a ka menduar që të reduktojë taksat për qytetarët në këtë kohë krize kur shqiptarët po përballen me rritje çmimesh.
Gazetarja: Pse Shqipëria ka çmimin më të lartë? A mundet që qeveria dhe konsumatori t'i ndajnë bashkë këto kosto sepse shteti mbahet me taksa por edhe qytetarët duke pasur kosto kaq të larta është e pamundur për t'i përballuar? A nuk e keni parë mundësinë të reduktoni taksat?
Rama: Do ishin dakord që ne të ndërhynim, gjë që nuk e bën asnjë vend, sepse kemi zgjedhur në 1990 të jemi një vend që është ekonomi e lirë e tregut. Do ishit dakord që ne të ndërhynim me diçka që e përsëris është artificiale. Kosova dhe Maqedoni e Veriut i kanë veç këto taksa. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur çmimin e energjisë në mënyrë shumë të ndjeshme në faturën e familjarëve.
Ju do ishit dakord që kjo të ndodhte në Shqipëri? Mund të ndodhë më tutje. Ne bëjmë çdo vit 45 milion dollarë subvencion për familjet në nevojë për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9.5 lekë. Sot kilovatin në treg qeveria e blen 61 lekë. Pra 61 lekë paguhen nga buxheti dhe në faturë tonë në familje vjen 9.5 lekë. Është e drejtë që të ndërhyjmë sot tek çmimi i energjisë? Sot prapë jemi mirë, se ka dhe më keq. Problemi më i madh që është para nesh nuk është çmimi, është mungesa. Lufta dhe gjithë kjo shtresë e luftës që zhvillohet në fushën ekonomike me Rusinë ka si një nga zhvillimet e veta të mundshme mungesën. Problemi është që nuk do ketë energji. Nuk ka, nuk gjendet në treg. Jemi në një luftë me shumë impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. Çfarë diskutimesh të bëjmë këtu? Nafta është mall në treg, shitet dhe blihet nga privatët. Duhet të përgatitemi për një periudhë të vështirë. Jemi në kushtet e një vendi që ka zgjedhur demokracinë. Duhet të jemi shumë realist. Jemi sot jashtëzakonisht qetë në raport me çfarë mund të ndodhë. Jemi shumë të shqetësuar në raport me çfarë ishim para 10 ditësh. Agresioni ushtarak e shpërtheu fare kutinë. Kjo është një kuti e re brenda të cilës duhet të adoptohemi.
