Gjekmarkaj pas dorëheqjes: Rrezikojmë të shuhemi, Komisioni të dërgojë PD në zgjedhje, gara nxjerr lider
Pas dorëheqjes që dha pak minuta më parë nga funksionet në PD, deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar dhe në një postim në rrjetet sociale.
Ai shprehet se PD rrezikon të shuhet, ndërsa thekson se duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje Sali Berishës dhe Lulzim Bashës që të bëjnë një hap pas.
Postimi i plotë:
Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj.
Të bëj një hap pas SB dhe LB.
Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.
Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive.
Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.
Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD
