Rama uron 8 Marsin: Gratë janë lulet më të bukura të kësaj bote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 08:36
Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjitha femrat dhe në veçanti nënës së tij e cila ka ndërruar jetë.
Rama i quan gratë lulet më të bukura të kësaj bote.
"Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë."
