8 Marsi festë apo protestë? Ja si përgjigjen qytetarët: Me çfarë ta festojmë...?

8 Marsi festë apo protestë? Pse quhet 8 mars? I keni blerë dhuratë nënës, gruas, motrës?

Kjo ishte tema e sotme në Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Por çfarë mëndojnë qytetarët për 8 marsin?

"Është për gratë që kanë flijuar veten në një fabrikë. Nuk do dal fare. Kush do protestojë këtu? Nuk kam marrë dhuratë akoma."

"Është shumë e bukur si temë sepse shumica dalin dhe festojnë por harrojnë se ne gratë kemi shumë  punë për të bërë që të marrin të drejta të barabarta."

"Është sekret dhurata", tha një zotëri.

"Asnjë gjë nuk kam marrë", tha një grua.

"Sot gratë duhet të komandojnë në familje të paktën sot dhe pse është shumë e vështirë sepse gratë e sotme nuk kanë guximin për të komanduar."

"Sot gratë duhet të dalin të argëtohen sepse shumicën e kohës lajnë dhe punojnë në shtëpi dhe nuk kanë kohë për tu argëtuar."

"Të protestojmë pafund, kam një orë që rri në stacion që pres autobusin. Me çfarë ta festojmë, ku t'i marrim dhuratat?"

"S'ia kam blerë akoma, tani po dalim. Do t'i ble çfarë të ketë nevojë."

"Më thuaj si ta bëj gruan të lumtur sot, aman më jep një sugjerim. Dhe te puna nuk do të punojmë më bashkë."

"Gruaja ime e ka marrë pushim nga puna dhe nuk e di nga do shkojë. Nuk di si ta ruaj gruan se s'di çfarë do bëjë sot."