“Donin të më vrisnin...” Biznesmeni denoncon në polici atentatin në Lezhë
Aleksandër Deda ka rënë për herë të dytë brenda dy vitesh pre e atentatit me armë, por fatmirësisht këtë herë ka shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë (7 Mars 2022) në Lezhë, ndërsa policia ka nisur krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Atentati i parë
Në dhjetor të vitit 2020 Dedës iu bë pritë me armë ku mbeti i plagosur. Ai u godit nga tre plumba kallashnikovi por mbijetoi. Në atë kohë nuk pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke mos rrëfyer dyshimet e tij apo konfliktet që kishte.
Atentati i dytë
Mesditën e 7 marsit Deda ka shkuar në polici dhe ka dëshmuar se është qëlluar me armë në drejtimin të tij. Burime bëjnë me dije se Policia ka shkuar në vendin ku 42-vjeçari tha se i është bërë atentat por nuk ka gjetur prova materiale.
"Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja" informon policia e Lezhës rreth orës 23:30 minuta të 7 marsit 2022.
Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vitin 2020 biznesmenit Aleksander Deda është qëlluar me bredhëri automatiku në autostradën Lezhë-Laç në momentin që ai ka qenë në lëvizje. Plumbat e kanë kapur në pjesën e shpatullës, por 42 vjeçari dhe pse i plagosur ka vijuar rrugën, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga pas për pak kilometra.
