Koka: Ky regjim blen vota, Shameti: Partitë politike janë bërë si zyra punësimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 22:01
Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, gazetari Bledian Koka tha se ky regjim përdor çdo mekanizëm për të blerë dhe tjetërsuar votën.
Ndërsa gazetari tjetër Sokol Shamti theksoi se partitë politike nuk kanë çfarë t'ju ofrojnë më njerëzve sepse janë kthyer në zona punësimi.
Koka: Ky regjim përdor çdo mekanizëm për të blerë dhe tjetërsuar votën. Durrësi një vend ku bandat kriminale kanë marrë nën kontroll qytetin.
Shameti: Partitë politike nuk kanë çfarë t'ju ofrojnë më njerëzve janë kthyer në zona punësimi. Kosova brenda 10 vitesh ka ndryshuar klasën politike, në Shqipëri janë të njëjtët njerëz. Problemi është që Shqipëria nuk ka opozitë.

