Lufta në Ukrainë, fillojnë negociatat midis Kievit dhe Moskës në Bjellorusi

Rusia dhe Ukraina kanë filluar bisedimet në Bjellorusi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Anëtarët e delegacionit ukrainas mbërritën në Bjellorusi rreth gjysmë ore më parë për një raund të tretë negociatash me Rusinë, në mes pushtimit rus të Ukrainës.
Delegacioni rus mbërriti në qytetin bjellorus të Brest për bisedime me negociatorët ukrainas për përfundimin e armiqësive, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar faqen e internetit të gjurmimit të fluturimeve të avionëve Flightradar.
Sipas agjencisë së lajmeve Ria, gazetarët nuk lejohen në zonën ku do të zhvillohen bisedimet dhe zona ruhet nga ushtria bjelloruse.
Javën e kaluar, të dy palët ranë dakord, gjatë bisedimeve, të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftës.
Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, me Moskën dhe Kievin që fajësojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.
Kievi sot refuzon korridoret humanitare të propozuara nga Moska për në Rusi dhe Bjellorusi.
Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga qytetet e Ukrainës nuk janë vënë ende në funksion, tha sot zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irena Veretsuk.
Verestsuk tha se kishte pothuajse 300,000 civilë në nevojë urgjente për t'u larguar nga Mariupol, i cili është nën sulm nga forcat ruse.
Përfaqësuesit e OKB-së morën pjesë në bisedime, tha ajo.
