Zgjedhjet e pjesshme, në Shkodër pritet të shpallet rezultati në mëngjes, votuan 45 mijë qytetarë
Gazetari Bepin Kolvataj, ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e procesit të numërimit të votave në Shkodër, proces i cili pritet që të nisë pas orës 23:00.
Ai tha se nga 153 mijë votues me të drejtë vote, kutive të votimit i janë drejtuar 45 mijë persona.
Ndër të tjera ai tha se pritet që rezultati për Shkodrën të shpallet në orët e para të mëngjesit.
“Në KZAZ numër 2 parashikohet që rreth orës 23:30 minuta të nisë dhe numërimi i votave. Tre KZAZ të tjera marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore po ecën me procese më të ulëta. Pritet që rreth orëve të para të mëngjesit së ditës së nesërme të kemi shpalljen e rezultatit në Shkodër. Në Shkodër i janë drejtuar kutive të votimit 45 mijë persona. Shkodra ka pasur mbi 153 mijë me të drejtë vote. Pjesëmarrja e ulët e votuesve, ne shumë gjasa është dhe për klasën politike. Një nga skenarët është që PS mund të marrë për herë të parë Shkodrën.”- tha ai.
Në Shkodër në 3 qendra votimi 2 në Shosh dhe 1 në Pult për shkak të motit të keq u anulua votimi.
Dëbora e dendur pamundësoi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit.

