Sulmi në centralin atomik Zaporizhzhya mund të shkaktonte "gjashtë Çernobilë", thotë Zelensky

Sulmi në centralin atomik Zaporizhzhya mund të shkaktonte
Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya (Ne shqip: Saporishja) mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me "gjashtë Çernobilë".

Fjalimin televiziv Zelensky e nisi me: "Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë - historia e Ukrainës, historia e Evropës."

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt "terrori në një nivel të padëgjuar".

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: "Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?"

Ai u kërkon rusëve që "të dalin në rrugë dhe t'i thonë qeverisë së tyre se dëshirojnë të jetojnë.

Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin "të tronditur".  

Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një "shteti terrorist bërthamor". "Rrezatimi nuk e di se ku është Rusia. Rrezatimi nuk di për kufijtë e vendit tuaj."