Burgim i përjetshëm për sulmuesin e Giffordsit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 08:15
Dënohet me burgim të përjetshëm personi që plagosi kongresmenen amerikane, Gabrielle Giffords, dhe vrau gjashtë persona të tjerë.Jared Loughner, 24 vjeç, është dënuar për të vrasjet tragjike në Tuskon të Arizonës, në janar të vitit 2011.Ish-përfaqësuesja e Kongresit, Giffords, e cila u qëllua në kokë dhe tani ka dëmtime në të folur dhe të paralizuar njërën dorë, ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit kur është shqiptuar dënimi.Ajo nuk ka folur në lidhje me vendimin për Loughnerin, por bashkëshorti i saj, Mark Kelly, ka thënë se Loughner ka dështuar të krijojë një botë të errët dhe të keqe.Ekspertët kanë thënë se Loughner vuan nga skizofrenia dhe sëmundje të tjera mendore.