Twitter ndryshon fjalëkalimet “e hakuara”

Disa llogari janë rrezikuar, ndërsa disa përdorues të tjerë kanë marrë e-mail, pasi Twitter u ka bërë padashje “reset” fjalëkalimeve të paprekura, njoftoi kompania.E-mail-i i dërguar në një masë të gjerë individësh koinçidon me incidentet, që përfshinë disa llogari të personave të rëndësishëm, përfshi këtu edhe një llogari të BBC-së. Edhe organizata të tjera mediash, si TechCrunch, raportoi se është paralajmëruar.Twitter nuk dha asnjë detaj mbi shkakun apo burimin e këtij rreziku, teksa nuk do të shpërndajë detaje, as për përmasat e këtij shqetësimi.