Vendet ish komunite presin të përfshihen në axhendën e Obamës
Vendet ish komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore po ndjekin nga afër se si do të ndikojë rizgjedhja e presidentit amerikan Barack Obama tek pasiguria e tyre ekonomike në të ardhmen. Zëvëndës kryeministri i Hungarisë Tibor Navracsics i tha Zërit të Amerikës se ka shqetësime se politika e jashtme amerikane është larguar nga vendet e ish bllokut sovjetik.Ai tha se shpreson që presidenti të përqëndrohet më shumë tek Hungaria dhe vende të tjera që u pushtuan për dekada nga forcat e Bashkimit Sovjetik, mes shqetësimeve rreth ndikimit në rritje të Rusisë.Në krye të listës së tij janë investimet amerikane të mbështetura nga Uashingtoni, ndërsa Hungaria, e goditur nga kriza ekonomike, është e detyruar të negociojë një shumë prej 19 miliardë dollarësh ndihma financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.Navracsics ka shtuar më tej se shpreson që këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm të nënshkruhet një marrëveshje, megjithë tensionet mes Hungarisë dhe organizatave që thuhet se kërkojnë masa të ashpra ekonomike si dhe përfundimin e taksave të debatueshme mbi bankat dhe kryesisht kompanitë e huaja.Hungaria është mes disa vendeve ish komuniste, anëtare të BE-së, që kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me Shtetet e Bashkuara.Ndorkohë ministri i Jashtëm i Polonisë nuk është optimist se një gjë e tillë do të ndodhë menjëherë. Ai i tha një radiostacioni polak se Presidenti Obama pritet të përqëndrohet tek Lindja e Mesme, pas fitores në zgjedhjet e 6 nëntorit.Ministri Radek Sikorski tha me anë të një deklarate se "tradicionalisht, presidentët në mandatin e dytë, veçanërisht të Partisë Demokrate, përpiqen më shumë të zgjidhin konfliktin izraelito-palestinez”. Ai u citua të ketë thenë se zoti Obama "ka premtuar tashmë të ndihmojë për krijimin e një shteti palestinez”.Megjithatë, udhëheqësit e vendeve të ish bllokut sovjetik shpresojnë që Presidenti Obama ta përfshijë rajonin e tyre të trazuar në axhendën e tij të ngjeshur 4 vjeçare.